Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit: Kur shoh veten në pasqyrë, s’e kam barrën se kanë vdekur njerëz për kauzën time

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 13:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i u është kundërpërgjigjur kryeminstrit Kurti, pas pyetjes që i parashtroi atij, se a do ta puthte apo pështynte veten në pasqyrë.

Abdixhiku tha se kur sheh vetën në pasqyrë, nuk e ka barrën se kanë vdekur njerëz për kauzën e tij e as që e ka rrezikuar të ardhmen e vendit, raporton Ekonomia Online.

“Unë kur shikoj vetën në pasqyre nuk e kam barrën që kanë vdekë njerëz për kauzën time, nuk e kam barrën qe i kam quajtur njerëzit tradhtar, nuk e kam barrën që e kam rrezikuar të ardhmen e vendit”.

“Dëgjo mirë se vetëmenaxhimi është vetëautonomi dhe se statusi i kishës ortodokse është status. Koha kur VV-ja ka pas dorë në LDK ka vdekur”, ka thënë Abdixhiku në seancën ku u raportua për takimin e Ohrit.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme