Abdixhiku: Kurti është i pa qartë se për çfarë është dakorduar me Serbinë, ndjej keqardhje për të

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 12:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti është i pa qartë për atë që është dakorduar në marrëveshjen e 27 shkurtit në Bruksel dhe atë të 18 marsit, në Ohër, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku ka thënë se Kurti i ka shkeluar gjashtë kushtet që i ka vendosur për Asociacionin.

“Raportimet e kryeministrit në Kuvend kanë humbur substancën, kanë humbur peshën e fjalëve. Të gjashtat kushtet e Kurtit për asociacionin u zhbënë në marrëveshjen e 27 shkurti dhe në marrëveshjen e Ohrit. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale, nuk kanë kaluar as dy muaj dhe marrëveshja parasheh qartë që të nis menjëherë formimi i tij”.

“Për këto qëndrime për pozicionin ndryshues të Kurtit ndjej keqardhje. Ndjej keqardhje për të gjithë. Kjo mungesë qartësie shoqërohet më paqartësi të vetë kryeministrit. Ai edhe sot është i paqartë për produktin e dakorduar. Këto dy marrëveshje të produkt të Kurtit janë bërë kritere evropiane për Kosovën dhe Serbinë. Këto kritere nuk ndryshohen me sepse janë pranuar dhe duhet të zbatohen nga kush do që ulet në atë karrige. Ai i ka sjell marrëveshje ligjërisht të obligueshme për statusin politik të kishës serbe dhe autonomi për komunitetin serb. Vetëmenaxhimi është më shumë autonomi”.

Të ngjashme