Abdixhiku: Latif Berisha dhe Agim Hajrizi do të mbeten ndër figurat më emblematike të Kosovës

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot, në 22 vjetorin e vrasjes përkujton veprimtarët Latif Berisha dhe Agim Hajrizi.

“Sot, përkujtojmë veprimtarët tanë të shquar të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës, Prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizin të cilët u vranë 22 vite më parë të shtëpitë e tyre nga forcat serbe.

Prof. Latif Berisha ishte figurë e njeriut të vecantë që përfshinte një mozaik të plotë të angazhimit si poet, profesor, studiues dhe veprimtar politik i shquar. Deri në momentet e tij kulmore të jetës krijuese dhe profesionale, kontributi i tij sa i përket arsimit në gjuhën shqipe në Kosovë, do të jetë shembull për shumë gjenerata.

Agim Hajrizi ishte Kryesues i Sindikatës së Kuvendit të Kosovës në momentet më të vështira dhe më të rrezikshme në vend. Ai ishte atdhetar i shquar, ekonomist dhe sindikalist i paepur që kontribuoi për çështjen kombëtare.

Veprimtaria e tij sindikale u pengoi forcave serbe dhe në natën e 24 marsit, ai u ekzekutua bashkë me nënën dhe djalin e tij Ilirin.

Latif Berisha dhe Agim Hajrizi do të mbeten gjithmonë ndër figurat më emblematike dhe do të kujtohen me nderime si dy aktivistë dhe veprimtarë të shquar për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën.

Lavdi jetës dhe veprës së Prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme