Abdixhiku: Popullistët s’mërziten pse kemi gjysmë milioni euro humbje në ditë në Trust

Prishtinë | 24 Mar 2023 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka alarmuar mbi gjendjen në Trustin pensional të Kosovës.

Ai thotë se çdo ditë, kursimet e qytetarëve të Kosovës po zhvleftësohen me nga gjysmë milioni euro.

I gjendur në këtë situatë, ai thotë se pushteti nuk po mërzitet.

“Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë. Plot 36 milionë euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjen as brengën e as kohën të caktojë një Bord”, ka thënë Abdixhiku.

Kujtojmë se mandati i anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional ka mbaruar më 30 nëntor 2022, por i cili është zgjatur edhe për tre muaj.

Konkursi është shpallur para tre muajve, më 02.12.2022, por ende nuk ka asnjë hap në këtë drejtim.

Të ngjashme