Abdixhiku viziton BIK-un, uron festën e Fitër Bajramit

Prishtinë | 02 Maj 2022 | 10:41 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Po ashtu me bashkëpunëtorë kanë vizituar dhe kanë uruar të gjithë krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, Abdixhiku, u shpreh se Fitër Bajrami jep mesazhin e solidaritetit dhe të sakrificës si dy vlera të rëndësishme që uroi të jenë të pranishme në shoqërinë tonë edhe pas kësaj feste pasi kështu, siç tha ai, e mbajmë shoqërinë drejt begatisë së përgjithshme.

“Në këtë festë ne mësojmë shumë, mësojmë për vlerat bazike njerëzore, atë të solidaritetit dhe atë të sakrificës si dy vlera jetike për çdo njeri, për sjelljet tona, për shoqërinë tonë, për politikën tonë pa përjashtim. Lutemi që këto të njëjtat të vazhdojnë edhe përtej festës së sotme, përtej muajit të kaluar sepse kështu mbajmë shoqërinë tonë drejt begatisë së përgjithshme”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme