Abrashi: Vota e secilit ka peshë

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 10:56 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka votuar të dielën në Shkollën “Hasan Prishtina”.

Nga aty, Abrashi iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë votën e tyre, sepse ajo “ka peshë për ndryshim dhe përmirësim të jetës së qytetarëve”.

“Kam dalë që ta kryej obligimin tim qytetar. I ftoj të gjithë të tjerët, të rinjtë, të rejat, gratë, burrat, të moshuarit që ta shfrytëzojmë të drejtën e votës sepse vota e tyre ka peshë. Vota ka zërin e vet në qytetin e Prishtinës por edhe në qytete tjera”, ka thënë Abrashi.

Ai tha se nëpërmes të drejtës së votës mund ta bëjmë ndryshimin edhe përmirësimin e jetës së tyre.  “Vota ka peshë prandaj shfrytëzoni të drejtë që ua jep Kushtetuta”, ka thënë kandidati i LDK-së për Prishtinën.

Të ngjashme