Pronari i fabrikës së këpucëve “Solid” Ahmet Kuçi, ka dhuruar këpucë për fëmijët e “Hendikosit” në Mitrovicë, ku gjate kësaj ngjarje morën pjesë; kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nauf Aliu, si dhe koordinatorja e AKB-së Mimoza Abrazhda.
Pronari i fabrikës “Solid”, Ahmet Kuçi, tha se për këta fëmijë është nder i madh që ti ndihmoj sado pak, por kishte me qenë mirë që këso hapash të ndërmarrin edhe biznese tjera. Kjo nuk është hera e parë që fabrika “Solid” ka ndërmarrë hapa të tillë, ndërsa pronari i kësaj fabrike z.Kuçi ka bërë të ditur se këta fëmije do të furnizohen me këpucë për katër stinë të vitit.
“Shumë shpejtë do të fillojmë edhe me shpërndarjen e këpucëve edhe për sezonin e dimrit”, shtoi më tutje Kuçi.
Kryetari Bahtiri ka falënderuar kompaninë “Solid” me theks të veçantë pronarin e saj, për veprimin e tij humanitar.
“Gjithçka që ne bashkërisht bëjmë për qytetarët tanë që janë me nevoja të veçanta, është në funksion të asaj që t’u bëhet më e lehtë jeta atyre, duke mos e ndjerë veten asnjëherë se janë persona me aftësi të kufizuara, por si pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë sonë, andaj falënderoi Kuçi për këtë veprim të devotshëm nga ana e tij dhe besoi që është shembull i mirë edhe për shumë biznese tjera që të ndërmarrin hapa të tillë” shtoi kryetari Bahtiri.
Po ashtu edhe koordinatorja e AKB-së Mimoza Abrazhda, e vlerësoi shumë fabrikën e këpucëve “Solid” për ndihmën e vazhdueshme ndaj personave me aftësi të kufizuar.
Drejtoresha e “Hendikosit” Myrvete Hasani , u shpreh shumë falënderues për këtë gjest human të cilën e ka marrë pronari i fabrikës “ Solid” Ahmet Kuçi.