Adem Grabovci nuk është më as nënkryetar i PDK-së

Prishtinë | 20 Gus 2016 | 11:33 | Nga

Prej kur kishte ardhur në pushtet PDK, Adem Grabovci kishte pasur pozitën kryesore që ka koordinuar punësimet e militantëve partiakë. Mirëpo, ka dhënë dorëheqje pas publikimit të skandalit të përgjimeve, ku dëgjohet teksa bën me vendet e punës shtetërore.

Grabovci ka mbetur deputet i lirë i PDK’së. S’e ka më pozitën as të Shefit të Grupit Parlamentar dhe nuk është as Nënkryetar i Partisë.

Njeriu më i fuqishëm në PDK që është marrë me punësimin e militantëve partiakë ka mbetur edhe pa pozitën e Nënkryetarit të kësaj partie. Kjo për shkak se ka dhënë dorëheqja nga pozita e Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së dhe automatikisht e largon edhe nga pozita në udhëheqjen e partisë.

Statuti i PDK-së saktëson se Shefi i Grupit Parlamentar sipas detyrës zyrtare është edhe Nënkryetar i PDK”së, shkruan Gazeta Express.

Grabovci dha dorëheqje pas publikimit të përgjimeve ku vërtetohet se militantët e PDK-së kishin zënë pozitat kryesore në borde, polici, agjenci qeveritare dhe institucione tjera.

Askush nga PDK s’ka dhënë komente për këto përgjime, përveç, se kanë thënë se janë duke i dëgjuar.

Prokuroria e Kosovës ka nisur hetime dhe ka paralajmëruar mundësinë e ngritjes së një aktakuze nëse vërtetohet se ka pasur vepra penale të kryera nga personat që janë pjesë e përgjimit.

Deri më tash, në këto përgjime, është dëgjuar zëri i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Vlora Çitakut, Sami Lushtakut, ish-ministrit Besim Beqaj etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme