Barcelona është shumë pranë kompletimit të një tjetër transferimi në këtë afat kalimtar veror.
Klubi katalanas ka arritur marrëveshje të plotë për transferimin e sulmuesit gjerman Karim Adeyemi, i cili është autorizuar të udhëtojë drejt Barcelonës javën e ardhshme për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të firmosur kontratën me klubin.
Sipas raportimeve, Adeyemi tashmë ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me trajnerin Hansi Flick, i cili e konsideron 23-vjeçarin një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës.
Ndërkohë, drejtori sportiv Deco ka mbyllur të gjitha detajet e marrëveshjes, duke finalizuar negociatat mes palëve.
Barcelona do të paguajë 22 milionë euro si shumë fikse për kartonin e Adeyemit, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 7 milionë euro bonuse të lidhura me performancën. Po ashtu, klubi shitës do të mbajë 20 për qind të vlerës së një transferimi të ardhshëm të futbollistit.
Me ardhjen e Karim Adeyemit, Barcelona synon të shtojë shpejtësi, kreativitet dhe alternativa në repartin ofensiv, teksa Hansi Flick vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.