Afganistani, Pakistani dhe një pjesë e Indisë goditen nga një tërmet i fuqishëm

Prishtinë | 21 Mar 2023 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet i fortë me magnitudë prej 6.5, që zgjati për të paktën 30 sekonda goditi një pjesë të madhe të Afganistanit, Pakistanit dhe një pjesë të Indisë të martën mbrëma.

“Njerëzit dolën me vrap nga shtëpitë e tyre dhe po recitonin Kur’an”, tha një korrespondent i AFP në qytetin pakistanez të Rawalpindi-it, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së deklaroi se tërmeti ishte me qendër pranë Jurm në veri-lindje të Afganistanit dhe kishte një thellësi prej 187 kilometrash (116 milje).

Afganistani goditet shpesh nga tërmete, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, i cili shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.Më shumë se 1 mijë njerëz u vranë dhe dhjetëra mijëra mbetën të pastrehë pas një tërmeti me magnitudë 5.9 – më vdekjeprurësi në Afganistan në gati një çerek shekulli, që  goditi provincën e varfër të Paktikasit më 22 qershor të vitit të kaluar.

Të ngjashme