Agim Bahtiri e krahason Albin Kurtin me Isa Boletinin

Prishtinë | 24 Jan 2024 | 23:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thurur lëvdata për punën e Qeverisë Kurti për veriun.

Bahtiri derisa po lavdëronte pushtetin, ka shkuar aq larg sa ka thënë se pas Isa Boletinit, Albin Kurti ka bërë me së shumti për Mitrovicën.

“Punën më të mirë që ka bërë ndonjëherë pas Isa Boletinit në Mitrovicë e ka bërë Albin Kurti, pikë”, është shprehur Bahtiri në emisionin “Politiko”.

Sipas tij, VV në Mitrovicë ka shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë.

Të ngjashme