Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka reaguar pas ofertës që Albin Kurti ia ka bërë opozitës për t’i propozuar tre kandidatë për president.
Sipas Bahtirit, oferta e Kurtit është e sinqertë dhe njerëzore. Ish-kryetari i Mitrovicës ka thënë se tashmë është në dorën e PDK dhe LDK nëse vendi shkon në zgjedhje ose jo.
Postimi i plotë
Të dashur kolegë deputet të partive opozitare,
Çdoherë iu kam thënë por ju nuk më besonit. Levizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka dashur që t’i ketë tri postet e larta shtetërore, por mosdëshira juaj për të propozuar një kandidat të mundshëm e serioz për President, na detyroi që ashtu siç e kërkon ligji t’i kemi dy kandidatët tonë. Por kjo nuk kaloi.
Tani, për ju është edhe një ofertë publike, shumë e sinqertë, e shumë njerëzore, e cila iu dedikohet juve. Në total i keni 3 oferta dhe 3 mundësi që të propozoni kandidatët e mundshëm për President të vendit.
Sot është në dorën tuaj se a shkon vendi në zgjedhje apo jo.
Prandaj, apeloj tek ju, për hir të atyre që kanë dhënë jetën e tyre, gjakun e tyre për të pasur shtet dhe institucione të shtetit të Kosovës, ju kisha lut mos shkelni mbi gjakun e tyre. Dilni mbi interesat personale e partiake, dhe gjeni 3 kandidatë të mundshëm më të mirët që i ka Kosova. Përkrahjen tonë do ta keni 100%
Kjo është tani në dorën tuaj.