Agim Veliu emëron bashkëpartiaken përfaqësuese të OJQ-ve

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 16:53 | Nga

Rrjeti i OJQ-ve “Demokracia Fillon Këtu” ka kundërshtuar emërimin e një anëtari të “Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi” e cila sot me datë 11.05.2018, ka kaluar në Kuvendin Komunal të Podujevës.

Reagimi i tyre i plotë:

Në emër të rrjetit të OJQ-ve, “Demokracia Fillon Këtu” shprehim kundërshtimin tonë lidhur me emërimin e një anëtari të “Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi” e cila sot me datë 11.05.2018, ka kaluar në Kuvendin Komunal të Podujevës.

Në emër të rrjetit të OJQ-ve, “Demokracia Fillon Këtu” shprehim kundërshtimin tonë lidhur me emërimin e një anëtari të “Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi” e cila sot me datë 11.05.2018, ka kaluar në Kuvendin Komunal të Podujevës.

Ne informojmë publikun se anëtarja e propozuar nga kryetari Agim Veliu dhe e zgjedhur sot në emër të shoqërisë civile, znj.Donjetë Sheqiri nuk përfaqëson shoqërinë civile në komunën e Podujevës dhe nuk është e nominuar nga shoqëria civile . Kjo pasi është anëtare aktive e LDK-së, e cila ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit si kandiate për asamble si pjesë e LDK-së, dhe si person politik nuk mund të përfaqësojë shoqërinë civile.

Me kërkesën e zyrës ligjore të komunës së Podujevës, Rrjeti “Demokracia Fillon Këtu” ka zhvilluar një proces përzgjedhje të një përfaqësuesi nga shoqëria civile  për këtë këshill dhe me nominime edhe nga mediet lokale ka dërguar propozimin në zyren ligjore, por ky propozim  nuk është përfillur nga Kryetari Veliu.

Ne jemi të zhgënjyer me veprimin e kryetarit Agim Veliu, i cili edhe përkundër faktit se kishte një memorandum të nënshkruar gjatë vitit 2017, me Rrjetin e OJQ-ve, “Demokracia Fillon Këtu” me të cilin kryetari Agim Veliu zotohej se, do të njihte rolin e shoqërisë civile në nivel lokal ai vendosi që të injorojë propozimin e shoqërisë civile dhe medieve lokale duke propozuar militant partiak të tijë, me tendencën për ta kamufluar si përfaqësues të shoqërisë civile.

Ne nuk do te pranojmë në asnjë mënyrë qëz.Veliu, ta politizoj sektorin e shoqërisë civile në nivel lokal edhe ashtu në konsolidim e sipër dhe iu bëjmë thirrje të gjitha OJQ-ve, aktive, që të ngrenë zërin e tyre kundër kësaj tendence.

Veprimet e z.Veliu  flasin për mungesën e vullnetit  politik, për të siguruar ambient të përshtatshëm për aktivitet të shoqërisë civile që për objektiv kan transparencën dhe llogaridhënien.

Pavarsisht  veprimeve të qeverisë komunale ne si rrjet i OJQ-ve, lokale do të vazhdojmë aktivitetin tonë në identifikimin dhe denoncimin e të gjitha veprimeve të paligjshme në nivel komunal.

Të ngjashme