Mbrojtësi i Chelseat, Emerson Palmieri vazhdon të pëlqehet shumë nga dy klubet e mëdha italiane, Juventusi dhe Interi.
Afati kalimtar i verës pritet të na sjell edhe një Derby d’Italia, por kësaj radhe jashtë fushës dhe jo brenda saj.
Bëhet fjalë për ‘luftën’ e tyre për transferimin e një mbrojtësi të krahut të majtë.
Sipas mediumit britanik The Express, Juventusi dhe Interi janë të prirur të nënshkruajnë me mbrojtësin e Chelseat, Emerson Palmieri.
Lajmet vijnë nga agjenti i lojtarit, Luis Fernando Garcia, i cili shprehet se dyshja e Serie A janë të interesuar, por nuk kanë bërë asnjë qasje zyrtare ndaj Bluve.
Emerson ka bërë 18 paraqitje për skuadrën londineze këtë sezon, ndërsa në të kaluarën ka luajtur te Roma.