Ekonomia Online
FUNDIT

Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi rivarrosen me nderime ushtarake

Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi rivarrosen me nderime ushtarake

Heroi i Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi, dhe dëshmori Qazim Jakupi, do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë. Ata janë rivarrosur sot me nderime ushtarake. Në ceremoni merrte pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj, përfaqësues të tjerë institucionalë e politikë, e qytetarë të shumtë, raporton EkonomiaOnline. Gjatë ditës janë mbajtur homazhe në Kuvendin e Kosovës […]

Heroi i Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi, dhe dëshmori Qazim Jakupi, do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

Ata janë rivarrosur sot me nderime ushtarake. Në ceremoni merrte pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj, përfaqësues të tjerë institucionalë e politikë, e qytetarë të shumtë, raporton EkonomiaOnline.

Gjatë ditës janë mbajtur homazhe në Kuvendin e Kosovës dhe akademi përkujtimore ku Ahmet Krasniqi u nderua me medalje presidenciale, ndërkaq Qazim Jakupi me titullin hero i kombit.

Të gjitha ceremonitë u organizuan nën patronatin e kryeministrit të Kosovës.

Ish-ministri i parë i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, ishte vrarë në rrethana ende të pasqaruara në Shqipëri.

   

Të ngjashme