Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e ka falënderuar doktoreshën Sebahate Lleshi për kontributin e saj në luftën kundër Covid-19. Sipas Ahmetit, doktoresha Lleshi pa hezitim po kontribuon për përkujdesjen e të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore. “Gjatë periudhës së pandemisë, doktoresha jonë Sebahate Lleshi pa hezitim po kontribuon në […]
Ahmeti falënderon doktoreshën Sebahate Lleshi për kontributin gjatë pandemisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e ka falënderuar doktoreshën Sebahate Lleshi për kontributin e saj në luftën kundër Covid-19.
Sipas Ahmetit, doktoresha Lleshi pa hezitim po kontribuon për përkujdesjen e të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
“Gjatë periudhës së pandemisë, doktoresha jonë Sebahate Lleshi pa hezitim po kontribuon në përkujdesjen e të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Faleminderit shumë për kontributin gjatë kësaj periudhe.Të jemi mirënjohës gjithmonë”.
Sebahate Lleshi është doktoreshë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159737217037166

















