Ahmeti: Hamami nuk do të shndërrohet në Muze

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka sqaruar polemikat rreth ndërtesës së “Hamimi i Madh”.

Ahmeti tha se kjo ndërtesë do të vazhdojë të ketë të njëjtin emër dhe nuk do të shndrrohet në muze.

Në vijim statusi i plotë i tij:

Nuk do të jetë as Muze i Sulltanit e as Muze i dikujt tjetër. As që është diskutuar ndonjëherë.

Kjo ndërtesë e mbrojtur si ndërtesë e trashegimisë kulturore ështl ndërtuar në shekullin e XV. Në vitin 2014 kemi ndaluar deformimin e ndërtesës dhe qe disa vite kemi punuar në projektin e restaurimit të saj. Vitin e kaluar kemi kërkuar financim nga Agjencioni Zhvillimor Turk Tika dhe kemi marr përgjigje pozitive. TIKA po financon edhe Qendren e Autizmit dhe Sindromes Down, dhe ka financuar edhe projekte të tjera sociale. Nuk kanë kërkuar e as që kërkojnë që Hamami të jetë Muze e as që të quhet në një mënyrë apo tjetren.Kjo ndërtesë quhet Hamami i Madh dhe do të mbetet me atë emër. Hapësira do të jetë Hapësirë Publike që do të shfrytëzohet për ekspozita, konferenca, dhe evenimente tjera të organizuara nga Komuna e Prishtinës dhe të tjerët që kanë nevojë për hapësirë të tillë. Pra edhe një hapësirë e bukur në pronësi të Komunës e në përdorim publik. Që të jem fer ndaj TIKA asnjëherë në asnjë takim nuk kanë vendosur asnjë kusht. Kjo është përvoja edhe në projektet tjera. Prishtina ka përfituar shumë projekte nga USAID, Komisioni Evropian, shtete të ndryshme evropiane e edhe nga TIKA. Asnjëri donator nuk ka vendos kushte dhe nuk ka tentuar të ndërrojnë as historinë e as politikën. Të gjitha i falenderojmë për secilin kontribut. Kërkojmë falje për çfarëdo keqkuptimi që ka ndodhur!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme