Ahmeti: Përderisa do të duhet të diskutonim për situatën ekonomike, rrjetet sociale janë përplotë me analiza kushtetuese

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka kritikuar qasjen ndaj zhvillimeve për situatën me koronavirus në Kosovë.

Ahmeti tha se në këtë situatë ne do të duhej të diskutonim për situatën ekonomike.

“Përderisa do të duhej të diskutonim për situaten ekonomike, e për furnizimin e pandërprerë me miell e me gjëra tjera ushqimore, rrjetet sociale janë përplotë me analiza kushtetuese dhe duke u frikësuar jo vetëm nga virusi por edhe nga ndonjë konflikt potencial.”

Kreu i Prishtinës ftoi qytetarët të rrin në shtëpi pasi sipas tij nuk dihet akoma se sa mund të infektohen me Covid-19.

“Qytetarë të nderuar, merruni me veten e me familjen e juaj. #rriNshpi se tash më nuk e dijmë saktë numrin dhe potencialin e virusit. Duhet ta ngadalësojmë dhe në anën tjetër ti zbusim pasojat ekonomike e sociale “.

Ai njoftoi se sot do të bëhet shpërndarja e ushqimit për njerëzit në nevojë.

“Sot ushqimi i ngrohtë për njerëzit në nevojë shpërndahet në 17:00. Distanca po ruhet dhe do të bëhet në bashkpunim me policinë. Nuk ka shumë familje që janë në nevojë të tillë por për ta është jetike. Duhet të punojmë që numri i atyre që kanë nevojë për një kafshatë goje të mos rritet “.

Të ngjashme