Ahmeti: Të gjitha shkollat e Prishtinës tashmë me pelet

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti gjatë një vizite shkollat “Hilmi Rakovica” e “Mehmet Gjevori” ka bërë të ditur se, të gjitha shkollat e Prishinës janë të furnizuara me pelet.

Ahmeti ka njoftuar se kjo ndihmon në mbrojtjen  e ambientit por edhe është lëndë furnizuese më efikas dhe më i kushtueshëm.

Më tutje i pari i kryeqytetit ka shkruar se të gjitha shkollat poashtu janë të furnizuara me paisje adekuate për nxënësit në mënyrë që të mësohet praktika.

“Investimi në arsim cilësor përfshin edhe investimet në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe krijimin e ambientit të përshtatshëm për vijimin e mësimit.

Sistemi i ngrohjes, tashmë, në të gjitha shkollat e Prishtinës është me pelet dhe kjo jo vetëm që ndihmon mbrojtjen e ambientit por është më efikas dhe më pak i kushtueshëm

Poashtu, të gjitha kabinetet e shkollave janë furnizuar me pajisje adekuate dhe kjo do të ndihmojë që nxënësit e Prishtinës të mësojnë përmes praktikës.

Bashkë me Drejtoreshën e Arsimit, Shpresa Shala sot vizituam shkollat “Hilmi Rakovica” e “Mehmet Gjevori”, dy prej shkollave ku është investuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme