AKB: Gjykata vërteton joprofesionalizmin e AKP-së

Prishtinë | 25 Maj 2022 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme ka miratuar ankesën e biznesmenit Aziz Tafa kundër Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për rastin e ndërmarrjes “AgroKosova Holding”.

Supremja, në një aktgjykim të shpallur sot, ka urdhëruar AKP-në të kthejë rastin në gjendjen e mëparshme dhe ka urdhëruar AKP-në që të ekzekutojë këtë vendim brenda disa ditësh”.

Aleanca Kosovare e Bizneseve, e vlerëson lartë vendimin e Gjykatës Supreme kundër vendimit të një anshëm të AKP ndaj kompanisë AgroKosova Holding, Suharekë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka dëmtuar rend imazhin e Kosovës, me vendime jo profesionale dhe me anesa politike ndaj kompanisë AgroKosova Holding.

“Ne si AKB në konferencë për media kemi vlerësuar se vendimi i tillë është jo profesionalë dhe në kundërshtim me legjislacionin ne fuqi, dhe kemi kërkuar qe mos te zbatohet një vendim i tillë i cili përpos qe do e dëmton imazhin e kompanisë, do të dëmton rend imazhin e Kosovës dhe ne fund një vendim i tillë do ti kushton buxhetit të shtetit, rreth 100 milion euro!
Sot, Kush është tash përgjegjës për dëmet e krijuara? Kush do paguan jo profesionalizmin e AKP?”, thuhet në postimin e tyre.

Si AKB, kanë ftuar institucionet përgjegjëse që të shkojnë edhe me lartë duke marr në përgjegjësi vendimmarrësit e AKP-së.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve, ishte e bindur në pafajësinë e AgroKosova Holding dhe për ketë kemi qenë aktivë në mbrojtje të kësaj kompanie dhe imazhin e Republikës Kosovës”, thuhet ndër tjerash në postim.

Të ngjashme