AKB-ja takon guvernatorin Ismaili, paraqet ankesat e bizneseve ndaj bankave dhe kompanive të sigurimeve

Prishtinë | 07 Mar 2024 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), i kryesuar nga Agim Shahini, kryetar, kanë takuar Guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili, me ç’rast temë diskutimi ishte bashkëpunimi në të mirë të zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, paraqiti disa ankesa dhe kërkesa të bizneseve kosovare ndaj bankave komerciale dhe kompanive të sigurimeve, të cilat konsiderohen si sektorët me profitabilë në Kosovë, por vazhdojnë të aplikojnë tarifat më të lartë në Evropë “në kurriz të bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës”.

Nga ana e tij, guvernatori Ismaili tha në këtë pozitë është me përkushtimin maksimal pro bizneseve dhe në mbështetje të ekonomisë së tregut. “Me ekipe profesionale në çdo sektor të BQK-së, e dimë së bankat aplikojnë tarifa jo të lehta për biznese dhe qytetarë. Inflacioni është në rënie dhe pas gjysmes së vitit pritet të bien normat e interesit në BE dhe në Kosovë”, citohet Ismaili, sipas komunikatës së AKB-së, të lëshuar pas takimit.

Pjesë e delegacionit të AKB-së ishin dhe Suat Berisha nënkryetar dhe Arianit Koci e Artan Kuqi, anëtarë të Bordit.

Të ngjashme