AKB: Lugina e Preshevës regjion me interes kombëtar

Prishtinë | 28 Kor 2023 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka marrë pjesë në Konferencën Ekonomike, organizuara nga Unionit të Afaristëve “Vizioni” nga Preshava, ku janë mbledhur bisnesmenë nga Lugina e Preshevës, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Ballkani e BE-ja.

“Kontributi i Luginës për Kosovën ka qenë dhe është i pashkëputur. Ju faleminderit që ju jeni pjesë e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Shahini.

“Qëllimi i kësaj konference është lidhja e bizneseve shqiptare dhe investimet e ndërsjella”.

Sipas Shahinit, në këtë konferencë u tha se Lugina si pasojë e gjendjes ekonomike po zbrazet dhe se kjo pjesë ka nevojë për investime të mëdha dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve si përkrahësi më i madh i bizneseve kërkoi nga organizatorët që të bëjnë presion më të madh te Qeveria e Kosovës që bizneset e Luginës t’i trajtojë ndryshe nga bizneset e Serbisë, sepse shumë shpesh ato po dëmtohen nga vendimet e Qeverisë së Kosovës”.

AKB-ja thekson se do të vazhdojë të japë kontributin e saj mbarëkombëtar dhe do të jetë një urë lidhëse mes biznesit dhe qeverive me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për ta.

“Lugina e Preshevës ka nevojë për investime të mëdha dhe krijimin e vendeve të reja të punës me qëllim që të ndalet migrimi i të rinjve dhe kjo mund të arrihet me një bashkëpunim mbarëkombëtar”, theksohet në njoftimin e AKB-së.

Të ngjashme