AKK: MFPT-ja konfirmoj se komunat nuk kanë kompetencë ligjore të falin tatimin në pronë

Prishtinë | 03 Shk 2023 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një reagimi në facebook ka treguar se Ministria e Financave, Punëve dhe Transfere e ka konfirmuar se komunat nuk kanë kompetencë ligjore të falin tatimin në pronë.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) konfirmon të drejtën e Komunave që nuk kanë kompetencë për faljen e tatimit në pronë.

Kjo është vërtetuar edhe në përgjigjen që MFTP ka dhënë edhe në kërkesën e kryetarit të Komunës së Drenasit, z.Ramiz Lladrovci i cili para pak ditësh kërkoi interpretim ligjor nga MFPT rreth asaj që a kanë të drejtë komunat të falin tatimin në pronë”, thuhej në njoftim.

Të ngjashme