AKR-ja do të jetë pjesë e Qeverisë së udhëhequr nga LDK-ja pa asnjë kusht

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 15:12 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosova e Re (AKR) është duke pritur nga presidenti Hashim Thaçi t’ia dorëzoj mandatarin Lidhjes Demokratike të Kosovës (AKR) për të formuar Qeverinë e re.

Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Vesel Makolli, tha për Ekonomia Online se AKR-ja do të jetë pjesë e Qeverisë pa asnjë kusht.

Makolli tha se po presin hapin nga presidenti për tu ndërmarrë me hapat e tjerë. Ai tha se në mënyrë legjislative e kushtetuese AKR-ja do të kontribuoj që vendi të dalë nga kriza.

“Nuk jam i sigurt pasi që kreu i AKR-së është jashtë vendit. Është e mundur që ka kontaktuar me të. Por sido që të jetë, ne jemi për t’i institucionale e respektojmë rregullat legjislative dhe kushtetuese. Do të kontribuojmë që vendi të dalë nga kjo situatë.

“Institucionet vendit, Kuvendi, Gjykata Kushtetuese funksionon si dhe presidenti gjithashtu. Andaj duhet që t’ia lejmë që kjo situatë të zgjidhet në mënyrë institucionale në bazë të rregullsive legjislative dhe në bazë të Kushtetutës”.

“Nuk bën t’i elektrizojmë masat apo ta kërkojmë drejtësinë në rrugë, se ajo është formë linçuese dhe nuk përket me demokracinë. Po çuditem nga disa individ apo lider të cilët kërkojnë drejtësi jashtë institucioneve”.

Sekretari i AKR-së tha se Gjykata Kushtetuese duhet ta ketë vendimin përfundimtar dhe duhet të respektohet, raporton EO.

“Kur vendos Gjykata Kushtetuese për propozim presidentin ose jo, ashtu edhe duhet të respektohet. Duhet të marrim shembull, kemi shembullin e zgjedhjes së presidentit Allgory dhe Bushi kur Gjykata Kushtetuese vendos dhe asgjë askujt. Të gjitha këto do të zgjidhen në mënyrë institucionale”, tha ai.

Me tej, Makolli theksoi se AKR-ja nuk ka asnjë kusht për bashkëqeverisje me LDK-në, por thotë ai se Qeveria e re duhet ta nxjerr vendin nga kriza.

“Nuk duhet të qesim kushte, jemi në një situatë të vështirë. Në këtë situatë pandemia jo vetëm në vendin tonë, kemi një qeveri jo legjitime, të rrezuar prej 84 deputetëve”.

“Ne duhet ta zgjedhim një qeveri e cila kishte më i shty proceset përpara dhe me na nxjerr nga kjo krizë. Kushte nuk duhet të qes askush as ne e as partitë të tjera”, ka thënë Makolli.

Mes tjerash, Makolli sqaroi se LDK-ja ka pasur kontakt me liderin e partisë, por siç tha ai janë duke pritur hapin nga presidenti.

“Behgjet Pacolli është jashtë dhe sigurisht ka pasur kontakte por nuk jam i informuar në detaje. Por pa e marr hapi presidenti nuk mundemi të merren hapat e tjerë”, u shpreh Makolli.

Të ngjashme