Aleanca Kosova e Re (AKR) ende nuk ka vendosur se kush do të kandidojë për komunën e Prishtinës. Zyrtarët e AKR-së dega në Prishtinë në një konferencë për media kanë thënë se janë duke punuar që t’i përfaqësojë njeriu i duhur në kryeqytet.
Asamblisti i AKR-së në Prishtinë, Sami Borovci, ka thënë se ky subjekt politik është në rritje dhe është duke e kthyer fuqishëm Prishtinën, raporton Ekonomia Online.
“Në një proces prej më shumë se një viti kemi arritur të kemi një numër të madh që iu janë bashkuar Prishtinës. AKR-ja në Prishtinë ka 5 degë dhe 33 nëndegë. Jemi duke e kthyer fuqishëm qytetin e Prishtinës”, tha Borovci.
Sa i përket Asamblesë Komunale në Prishtinë, ai ka konsideruar që ka pasur bllokada, por sipas tij, AKR-ja e ka përkrahur çdo hap që ka qenë në të mirë të qytetarëve.
“Bllokada në komunën e Prishtinës ka qenë për arsye të mangësisë se vjetër në skenën politike”, ka thënë Borovci.
Ai ka folur për koalicionin e që kanë ndërtuar me LVV-në në Prishtinë, duke thënë se ky koalicion dhe drejtorit të cilat i kanë, janë arsyet e rritjes në Prishtinë.
Në këtë konferencë u prezantuar edhe anëtarja e re që ka aderuar në AKR, Kimete Zeqa nga Partia e Drejtësisë.