AKR-ja për kalimin e Bahtirit në VV: Non-sens dhe absurd

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Kalimi i Kryetari të Mitrovicës Agim Bahtiri në Vetëvendosje u prit me shumë kritika nga shumë politikanë, por edhe nga qytetarët duke e parë si hap të gabuar të të dyjave anëve. Ndërsa ‘nonsens dhe absurd’ e sheh edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli , t


Në një prononcim për Periskopi, Makolli u shpreh se nuk ka informatë zyrtare për kalimin e Bahtirit në Vetëvendosje, siç u raportua sot në media, rasnmeton Gazeta Metro.

“Nuk kemi asnjë informtarë për aderimin e Agim Bahtirit. Kështu që zyrtarisht nuk kemi asnjë informatë, normal se njeriu duhet të lajmëroj në parti për çdo lëvizje të mundshme, nëse është e vërtetë atëherë është nonsense, absurd”, ka deklaruar Makolli.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahiri, të premten do të aderojë zyrtarisht në Vetëvendosje.

Të ngjashme