AKR në pritje: Ende nuk na ka ftuar askush të bëhemi pjesë e Qeverisë së re

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Aleancës Kosova e Re, Vesl Makolli  ka folur për formimin e Qeverisë së re.

Ai ka theksuar se askush deri më tani nuk i ka ftuar në takime për arritje e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

“Ne deri më tani nuk kemi pasur bisedime për bashkëqeverisje. Askush nuk na ka ftuar në asnjë takim”, tha Makolli për Gazeta Blic. Ai ka theksuar se si AKR nuk kanë asnjë kusht për të hyrë në koalicion me LDK- AAK e Nisma.

“Nuk është në rregull që të vendosim kushte në një krizë politike. Kemi qenë çdo herë konstruktiv. Ne jemi për një marrëveshje që është e përshtatshme për të gjithë”, ka theksuar Makolli.

Të ngjashme