Aksident mes një autobusi dhe dy veturave në rrugën Prishtinë – Podujevë

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë në fshatin Trudë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident kane qenë të përfshira një autobus dhe dy vetura.

“Sot rreth ores 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një autobus dhe dy vetura). Sipas informacioneve fillestare deri tani tre persona kanë kerkuar tretman mjekesor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme