Aksident mes tri veturave në Hajvali, lëndohen katër persona

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në Hajvali.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në aksident ishin të përfshira tri automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:30 në Hajvali, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme