Ekonomia Online
FUNDIT

Aksident mes tri veturave në Mramor, tre persona përfundojnë të lënduar

Aksident mes tri veturave në Mramor, tre persona përfundojnë të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë–Gjilan, përkatësisht në fshatin Mramor. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo bëri të ditur se në këtë përplasje janë përfshirë tri automjete. Rreth orës 16:00, në […]

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë–Gjilan, përkatësisht në fshatin Mramor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se në këtë përplasje janë përfshirë tri automjete.

Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë–Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, deklaroi Ahmeti.

Tutje, Ahmeti theksoi se njësiti i trafikut rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme