Aksident në Lipjan, vdes një person

Prishtinë | 23 Pri 2024 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i vdekur ne një aksident trafiku në komunën e Lipjanit, rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka theksuar se në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një kamion.

Sipas tij, viktima e këtij aksidenti është një burrë i moshës 71-vjeçare.

“Përderisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, me urdhër të prokurorit të shtetit vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, ka deklaruar Borovci për media.

Të ngjashme