Aksident në rrotullimin që i lidh rrugët Prishtinë-Shtime -Lipjan, një i lënduar

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Një person, drejtues i motoçikletës është lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në rrotullimin që lidh rrugët Prishtinë-Shtime -Lipjan.

Lajmin e ka konfirmaur për Ekonomia Online, Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

“Rreth orës 16:00, në rreth rrotullimin që lidhë rrugët Prishtinë-Shtime -Lipjan, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete në lëvizje”.

“Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. Me hetimet rreth rastit po merret njësitet policore të komunikacionit rrugor”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme