Ekonomia Online
FUNDIT

Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, lëndohen një i mitur dhe një shofer

Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, lëndohen një i mitur dhe një shofer

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, është goditur një i mitur dhe është lënduar edhe shoferi i njërës prej veturave. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të dy personat e […]

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, është goditur një i mitur dhe është lënduar edhe shoferi i njërës prej veturave.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Të ngjashme