Aksident në Viti, shtatë të lënduar

Prishtinë | 25 Dhj 2022 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Pozheran të Vitisë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, derisa janë lënduar shtatë persona. 

“Fsh. Pozheran, Viti Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 7 (shtatë) persona të cilët kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Të ngjashme