Aksident i paparë masiv në Moto3 (Video)

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 10:55 | Nga

Një nisje makthi ajo e garës së Moto3 në Francë, në pistën e Lë Manshit. Praktikisht, gjysma e pilotëve u rrëzuan në të njëjtën kthesë, në xhiron e dytë të garës, për shkak të vajit që lëshoi një motor xhiron paraardhëse.

Pasi Norrodin dhe Dalla Porta u përplasën me njëri-tjetrin dhe lanë një sasi të madhe vaji në pistë, xhiron e radhës, njëri pas tjetrin u rrëzuan Martin, Fenati dhe rreth 10 pilotë të tjerë që i ndiqnin.

Menjëherë, gara u ndërpre. Fatmirësisht, të gjithë pilotët e përfshirë në këtë aksident të rrezikshëm, nuk patën dëmtime të rënda.

https://www.youtube.com/watch?v=xJTidz8WBoY

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme