Aksident trafiku në Grashticë, lëndohen 12 persona

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 11:18 | Nga

Policia njofton se pas një aksidenti trafiku që janë përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një kamionete janë lënduar 12 persona.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur të martën në fshatin Grashticë të Prishtinës në ora 21:55.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti Mercedes që drejtohej nga i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë dhe një kamionetë me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 12 persona, tetë meshkuj dhe katër femra K-Shqiptare dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në njoftimin Policisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme