Aksidenti me traktor në Podujevë: Nipi 14 vjeçar vdes, xhaxhai në gjendje të rëndë, kërkohet ndihmë

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Bashkim Fazliu është aksidentuar me traktor në Brecë të Podujevës, në të cilin aksident ka mbetur i vdekur edhe nipi i tij 14 vjeçar, Gentian Fazliu, shkruan Gazeta Metro.

Aksidenti ka ndodhur me 13 korrik ku si pasojë 14 vjeçari ka vdekur ndërsa xhaxhai i tij është në gjendje të rëndë dhe po kërkohet ndihmë për shërimin e tij.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Metro nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Brecë të Podujevës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një traktor deri sa ishte në lëvizje në një terren malor, për shkaqe akoma të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ku janë lënduar rëndë dy persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë.”, ka thënë Ahmeti.

Nëse nuk sigurohen paratë për ta dërguar për operim jashtë vendit, jeta e Bashkimit është në rrezik. Operimi behet ne boshtin kurrizor dhe palcën kurrizore, ku Bashkimi është i lënduar, operim i cili kushton shumë dhe familja e ka të pamundur që të siguroj këtë shumë.

Të ngjashme