Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, 10 të lënduarit lirohen në shtëpi

Prishtinë | 06 Tet 2024 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në hyrje të autostradës në Prizren.

Të përfshirë ishin një veturë dhe një minibus, me ç’rast ky i fundit u rrokullis.

Si pasojë 10 persona kërkuan ndihmë mjekësor.

Por, fatmirësisht asnjë nga ta nuk kishte lëndime të rënda.

Daut Hoxha, zëdhënës i policisë tha se “pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”.

Të ngjashme