Aksidenti tragjik, i pesti sipas numrit të viktimave në historinë e re të Maqedonisë

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Maqedonia mban mend shumë katastrofa që nga viti 1951.

Aksidenti tragjik në Llaskarcë në të cilin kanë humbur jetë 14 persona është i pesti sipas numrit të viktimave në historinë më të re të Maqedonisë.Me listën e zezë udhëheqë Shkupi me rreth 1.100 viktima dhe 3.000 të lënduar. Pas saj janë fatkeqësitë me avionët, të cilat me të vërtetë kanë qenë më në numër dhe më të përgjakshme, ndërkaq më e madhja ka ndodhur më 22.11.1993, kur një avion me udhëtarë “Jak 42 – D” në “Aviokompleks” është rrëzuar si pasojë e gabimit të pilotit. Në këtë fatkeqësi kanë humbur jetën 115 persona, shkruan Portalbmk përcjellë Klan Kosova.

Më poshtë ua sjellim fatkeqësitë më të mëdha ndër vite në Maqedoni, në këtë listë nuk janë të vendosura viktimat nga konfliktet e armatosura dhe aksionet policore dhe ushtarake.

Këtu nuk janë përfshirë vërshimet katastrofike të vitit 1962 dhe 1979, në të cilat nuk ka pasur viktima.

Të ngjashme