Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Shkodrani” në Rahovec. Aksidenti mes tri veturave ka ndodhur sot në orën 18:00. Rastin për sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku thuhet se tashmë njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes. “Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në rrugën ‘Shkodrani’ në Rahovec […]
Aksidentohen mes vete tri vetura në Rahovec, lëndohen katër persona

Aksidenti mes tri veturave ka ndodhur sot në orën 18:00.
Rastin për sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku thuhet se tashmë njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në rrugën ‘Shkodrani’ në Rahovec (rruga Rahovec-Malishevë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë tri automjete”, ka thënë Elezaj.

















