Aksidentohet një veturë e KFOR-it në Pejë, nuk dihet për të lënduar

Prishtinë | 24 Tet 2023 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në aksident janë të përfshira dy vetura.

“Në ora 15:18 policia është njoftuar për një aksident në Leshan të Pejës. Dy automjete janë të përfshira. Njësitet kompetente janë në vend të ngjarjes, ndërsa nëse ka të lënduar apo deri tash nuk kam informacione”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme