Ekonomia Online
FUNDIT

Aktakuza për 100 krime të dyshuara lufte të Hashim Thaçit bëhet lajm ndërkombëtar

Aktakuza për 100 krime të dyshuara lufte të Hashim Thaçit bëhet lajm ndërkombëtar

“Një gjykatë që heton krimet kundër serbëve etnikë gjatë dhe pas luftës së Kosovës 1998-99 me Serbinë ka paditur presidentin e saj dhe nëntë ish-luftëtarë të tjerë separatistë për një seri akuzash për krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, përfshirë vrasjen”, kështu fillon lajmi i mediumit prestigjioz The Guardian. Ndërkaq, Reuters shkruan se Zyra […]

“Një gjykatë që heton krimet kundër serbëve etnikë gjatë dhe pas luftës së Kosovës 1998-99 me Serbinë ka paditur presidentin e saj dhe nëntë ish-luftëtarë të tjerë separatistë për një seri akuzash për krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, përfshirë vrasjen”, kështu fillon lajmi i mediumit prestigjioz The Guardian.

Ndërkaq, Reuters shkruan se Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka ngritur aktakuzë kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe “të tjerëve” për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë gati 100 vrasje.

Lajmet e këtyre mediumeve kanë shpërndarë edhe në mediume më të vogla në disa gjuhë.

Po ashtu, edhe mediumet serbe shkruajnë për ngritjen e aktakuzës ndaj Thaçit dhe liderit të PDK-së, Kadri veselit.

Të ngjashme