Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Hidrodrinit” për helmimet në Deçan, Ramosaj e mirëpret këtë vendim

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Pejë ndaj dy zyrtarëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë.

“Komuna e Deçanit mirëpret veprimet e ndërmarra nga prokuroria themelore në Pejë, e cila sot, në konferencën për media, informoj që ka përfunduar hetimet, që kanë të bëjnë me rastin e helmimit të 1500 qytetarëve të komunës së Deçanit nga uji i pijes gjatë muajit korrik 2021. Duke shpresuar që ky rast të merr trajtimin e duhur deri në përfundim të procedurave sipas ligjeve në fuqi”, ka shkruar ai.

Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj ka thënë se ky rast duhet të hetohet deri në përfundim të procedurave sipas legjislacionit në fuqi.“Duke shpresuar që ky rast të merr trajtimin e duhur deri në përfundim të procedurave sipas ligjeve në fuqi. Edhe njëherë, me të drejtë ritheksojmë se: Komuna e Deçanit insiston që të ketë në menaxhim dhe të administroj me ujin e pijes në të gjithë territorin e komunës së Deçanit”, ka thënë ai.

Të ngjashme