Ekonomia Online
FUNDIT

Aktakuzë ndaj një personi për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Aktakuzë ndaj një personi për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.G., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”. “Sipas aktakuzës, më datë 17.10.2025, rreth orës 00:10min, në banesën familjare në Prizren, pas një konflikti të çastit me […]

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.G., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

“Sipas aktakuzës, më datë 17.10.2025, rreth orës 00:10min, në banesën familjare në Prizren, pas një konflikti të çastit me motive xhelozie, i pandehuri B.G., e sulmon me thikë me gjatësi tehu prej 13 cm, bashkëshorten M.A., duke e goditur gjashtë herë dhe duke i shkaktuar dëmtime serioze të organeve të brendshme. Gjithashtu, i pandehuri e godet me thikë edhe vajzën e mitur të viktimës, e cila kishte tentuar të ndërhynte, duke i shkaktuar lëndime të rënda në zonën e krahërorit dhe barkut. Lëndimet e shkaktuara ndaj të dy viktimave janë konfirmuar nga ekspertiza mjeko-ligjore e datës 24.11.2025″, thuhet në komunikatë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Të ngjashme