Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës, gjobat dhe aksidentet në rajonin e Ferizajt

Prishtinë | 04 Dhj 2023 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 27/11- 03/12/2023 ka shqiptuar 1174 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 18 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 29 aksidente, prej tyre :

  • Aksidente me lëndime, 13
    Persona të lënduar, 18
  • Aksidente me dëme materiale, 16

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të ngjashme