Alban Skenderaj dhe Miriam Cani publikojnë këngën e re në anglisht

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 12:49 | Nga

Ashtu siç ka paralajmëruar mbrëmë, këngëtari i njohur shqiptar Alban Skenderaj së bashku me gruan e tij, po ashtu këngëtare, Miriam Cani, kanë publikuar këngën e re në anglisht.

Kënga titullohet “More than a song” (Më shumë se këngë). Çifti këtë këngë ia ka dedikuar vajzës së tyre Amelit.

Videospoti i “More than a song” është i njëjti me atë të këngës së publikuar nga çifti muajin e kaluar – “Dhurata”, të cilës po ashtu ia kanë dedikuar vajzës së tyre.

Për tekstin janë kujdesur vet këngëtarët, ndërsa për videoklipin Max Production.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme