Alban Skënderaj sjell këngën e re “Zjarr në shpirt”

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Zjarr në shpirt” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin si çdo herë tjetër e ka shkruar vet kantautori, kurse për producimin është kujdesur Lorenc Aliaj.

Klipi është realizuar në natyrë teksa Skënderaj ka bërë një interpretim të mahnitshëm me kitarë.

Videoklipi ndërkohë është realizuar nga ‘Pro Video’.

Projektin tashmë të kompletuar mund ta gjeni në kanalin zyrtar të Albanit në YouTube.

Albani prej shumë vitesh është pjesë e tregut muzikor shqiptar, i cili njëkohësisht admirohet në masë të madhe nga publiku.

Të ngjashme