Albini po sillet si m’i pasë fitu 95% të votave

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 23:52 | Nga Ekonomia Online

Bekë Berisha i cili thotë se ka fituar mbi 13 mijë vota ne zgjedhjet e 6 tetorit, thotë se si opozitë AAK do ta kryejë punën e saj.

Ai ka thënë se ‘pret që Albin Kurti mos të lëshojë më shtosa por të punojë’

‘Populli nuk ia ka dhanë 95 për qind qysh po sillet, unë kam thënë edhe më herët kam qef me pa Albin Kurtin në pushtet tuj i kry do punë e jo ma me lëshu shtosa e me u kallxu teoricient’, ka thënë Berisha në emisionin “DPT te Fidani”.

Albini mendon që veç ai lexon libra, libra lexon edhe nana jem”

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur për Albin Kurtin, duke thënë për të se është lazdran i madh.

Berisha ka folur për Albin Kurtin, kandidatin për kryeministër të Kosovës që vjen nga radhët e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë në T7 se Kurti është një lazdran i madh, teksa ka vlerësuar se ai po mundohet të bëjë komunizëm.

“Kurti e ka shpallur veten si më i mençuri në Kosovë. Edhe nëna ime lexon libra tërë ditën. S’e ka vetëm Albini këtë privilegj, të lexojë. Ta shohim çka po bën kur të hyjë në punë. Mendoj që është një njeri teorik, dhe një lazdran i madh”, është shprehur Berisha.

Të ngjashme