Albulena Haxhiu merr vendimin e parë si ministre e Drejtësisë

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Albulena Haxhiu, ka marrë vendimin e parë pas ardhjes në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Haxhiu bëri të ditur se ka ndaluar shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë.

“Duke pasur parasysh që pavarësisht kësaj ndalese, zyrtarët e lartë sërish janë shpërblyer me pagesë si anëtarë të organeve drejtuese ku kanë qenë anëtarë, Ministria e Drejtësisë si sponzorizuese ka ndërmarrë veprime për zbatimin e këtij Ligji”, shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi i saj i plotë:

Sot, Ministria e Drejtësisë në cilësinë e hartuesit të Ligjit, i ka dërguar opinion ligjor Agjensionit Kundër Korrupsionit.

Qëllimi i këtij Opinioni Ligjor është vënia në dijeni për mënyrën e drejtë në zbatimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, konkretisht Nenit 13 të tij, i cili i ndalon shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë dhe i cili nuk është vënë ende në zbatim.

Duke pasur parasysh që pavarësisht kësaj ndalese, zyrtarët e lartë sërish janë shpërblyer me pagesë si anëtarë të organeve drejtuese ku kanë qenë anëtarë, Ministria e Drejtësisë si sponzorizuese ka ndërmarrë veprime për zbatimin e këtij Ligji.

Bashkëngjitur gjeni Opinionin Ligjor lidhur me këtë.

Të ngjashme