Aliu uron qytetarët për Ditën e Kushtetutës

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes një postimi në Facebook ka uruar qytetarët për Ditën e Kushtetutës së Kosovës.

Ai ka shkruar se falë gjakut të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit, buroi edhe akti më i lartë juridik i vendit, pra Kushtetuta e Kosovës.

“Lufta jonë çlirimtare arriti majat e suksesit ndaj agresorit serb. Beteja e Koshares sheshazi, botës i bëri të qartë vullnetin e hekurt e syrin e patrembur për çlirimin e Kosovës. Nga kjo rrjedhë e historisë, e shkruar me gjakun e Dëshmorëve të Kombit, të cilët nuk rreshtën deri në flijim për Komb e Republikë, buroi edhe akti më i lartë juridik i vendit tonë, Kushtetuta e Kosovës, ditëlindjen e së cilës po e shënojmë sot”, ka shkruar Aliu.

Lufta jonë çlirimtare arriti majat e suksesit ndaj agresorit serb. Beteja e Koshares sheshazi, botës i bëri të qartë…

Posted by Agim Aliu on Tuesday, April 9, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme